Elbasan, 46-vjeçari i dehur kanosi me jetë policin rrugor, arrestohet

463
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Jonuz Karaj, vjeç 46, banues në fshatin Bujqës Elbasan.
Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë, pasi duke drejtuar mjetin, “Kia” me targa CD 997 YK, u konstatua se ishte në gjendje të dehur.
Nga veprimet e para hetimore dhe gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, ky shtetas ka fyer dhe ka kanosur me jetë punonjësit e policisë.
Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjetit në gjëndje të dehur” “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Fyerja për shkak të detyrës”.
Sigal