Ekzekutohet me plumb në kokë shqiptari në Spanjë

458
Sigal

Një shqiptar është ekzekutuar me plumb në kokë në Spanjë.

Trupi i pajetë është gjetur ditën e djeshme pranë lumit Guadalentin në rajonin e Totana-s në qytetin e Mursias.

Pasi u krye autopsia e trupit të viktimës, rezultoi se kishte shenja të shumta dhune në trup.

Raporti më tej thotë se autorët e krimit makabër e kishin qëlluar me një plumb në kokë, shkruan portali spanjoll “La Verdad”.

Policia spanjolle dyshon se shqiptari mund të jetë vrarë diku tjetër dhe më pas trupi është hedhur në zonën me mbeturina pranë lumit për të humbur gjurmët.

Prej vitesh shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, punonte si bodiguard në një klub nate.