Ekzekutimi i Çiçës, ja kush është shoqëruar në polici

471
Uniformat blu kanë shoqëruar sot një person të dyshuar, teksa kanë kaluar disa orë nga vrasja e Elton Çiças mbrëmë në një lokal në Tiranë. Ai është Ervis Imeri, i cili dyshohet se ka dijeni për ekzekutimin. Viktima Elton Çiça është djali i çiftit të moshuar që u grabit në Tepelenë më 31 mars të vitit të kaluar. 
Në atë grabitje kishin marrë pjesë 4 persona, mes të cilëve edhe Ervis Imeri. Pas grabitjes së prindërve të Elton Çiças, kishin pasur vrasje dhe atentate, që dyshohet se ishin bërë nga viktima e djeshme në shenjë hakmarrje që i kishin grabitur prindërit. Në 8 qershor 2015, u vra me armë në një lokal tek ish-këneta në Durrës, Robert Rama, një nga personat që mori pjesë në grabitjen e Tepelenës.Më 12 korrik 2015, Ervis Imerit (pjesëmarrës në grabitje) iu vendos tritol poshtë makinës në zonën e Kombinatit në Tiranë, por nuk shpërtheu. Po kështu, më 8 dhjetor 2015, vëllait të Ervis Imerit, ushtarakut Ekton Imeri iu vendos eksploziv poshtë makinës, duke e plagosur rëndë.
Detaje të tjera nga atentati i djeshëm kanë të bëjnë me arratisjen e autorit të vrasjes. Ai u largua menjëherë dhe jashtë lokalit po e prisnin dy persona të tjerë, për t’u larguar më pas me makinë në drejtim të paditur. Autori fllimisht e pyeti viktimën për emrin, për t’u siguruar që ishte ai, më pas e qëlloi me dy plumba, një ne kokë dhe një ne gjoks. Për vrasjen, autori kishte përdorur pistoletë me mulli.
Sigal