140 mijë familje, për herë të 40-të do të plotësojnë formularin dhe dosjet për banesa sociale

551
Është një histori demagogjie politike e mashtrimesh elektorale 24 vjeçare kjo e mos strehimit, ndërkohë që kërkesat për strehim social, në 10 vitet e fundit, janë shtuar edhe me 40% më tepër familje të reja, të krijuara nga ata të rinj që janë lindur 24 vite më parë, në vitin 1992 e më pas kur u bë për herë të parë ky premtim i pa mbajtur as sot në vitin 2016
Po e nisim me dy fakte: 
1. Gjashtë ditë më parë, duke folur për arritjet e “Rilindjes”, kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se “është gati për realizim” skema për strehimin e familjeve “pa çati” me banesa sociale, duke ua dhënë ato me kredi të buta e afatgjata! 
2. Bashkitë në 41 qytetet ku ka kërkesa për strehim social, njoftuan qytetarët e pastrehë, që të paraqiten e të plotësojnë urgjent formularët për banesë sociale.
Pyetja është kjo: A do të bëhet realitet këtë herë, nga kjo qeverisje? Pyetja bëhet, mbasi ka 24 vite që flitet për strehimin e familjeve të kësaj kategorie dhe nuk bëhet realitet nga asnjë qeverisje! Është një histori demagogjie politike e mashtrimesh elektorale kjo e mos strehimit, ndërkohë që kërkesat për strehim social në 10 vitet e fundit, janë shtuar edhe me 40% më tepër familje të reja, të krijuara nga ata të rinj që janë lindur 24 vite më parë, në vitin 1992 e më pas kur u bë për herë të parë ky premtim i pa mbajtur as sot në vitin 2016
Mbi 140 mijë familje të pastreha tallen nga shteti, në pritje për “çati sociale”
Familjet që janë në hall për strehim, janë vërsulur përsëri për të plotësuar formularët në Bashkinë e Tiranës dhe në 41 bashki të tjera, ku ka kërkesa e projekte strehimi shtetërore. Në bashkinë e Tiranës, në 24 vite janë dhënë vetëm 243 banesa sociale një vit më parë, ndërkohë që janë depozituar afro 79 mijë kërkesa për strehim. Kërkuesit i kanë plotësuar formularët disa herë, ose më saktë në çdo 3 e 6 muaj, për shkak të zvarritjes dhe demagogjisë shtetërore për (mos)strehimin e tyre. një fakt: Në shkallë vendi, janë 140 mijë familje, për herë të 40-të do të plotësojnë formularin dhe dosjet për banesa sociale! Kjo lojë formularësh vazhdon prej mëse 2 dekadash . Qytetarët që kanë kërkuar dhe vazhdojnë të kërkojnë strehim, kanë paguar deri sot 30 herë për “letra” me tarifa abuzive zhvatëse, që ka vendosur shteti dhe bashkitë me ligj e me vendime të çdo ngjyre politike. Kanë paguar edhe mijëra lekë për dokumente nëpër hipoteka, banka, komisione pronash, tatime, polici rrugore, bashki e komuna, deri në çerdhe e kopshte fëmijësh, duke marrë për vërtetime personale e familjare, që sipas qeverive duheshin në dosjet e aplikimit. Por nuk u janë dhënë banesa. Familjet dhe personat që ishin me status të gjendjes civile “familje me vete”, por që ishin pa banesë shtetërore në përdorim e që nuk përfituan nga procesi i privatizimit të banesave, shteti dhe qeveria i përfshiu në një ligj tjetër special, duke i futur në disa listën “familje të pastreha”, duke i ndarë në disa kategori të veçanta dalluese nga njëra-tjetra. Me shpresën se ky problem i madhe publik e jetësor për familjet pa çati do të zgjidhej shpejt, familjet e pastreha pranuan versionin shtetëror për mënyrën e strehimit dhe pritën marrjen e një banese. në shkallë vendi janë afro 140 mijë familje të pastreha që kanë aplikuar, nga të cilat më tepër se gjysma janë në Tiranë, që po mashtrohen pa fund. 
Në 24 vite, 40 herë plotësim formularësh e dosjesh që mbushin arkivat e bashkive, por nuk zgjidhin problemin
Në zyrat e strehimit në 41 bashkitë e reja ku ka projekte shtetërore strehimi me banesa sociale, madje edhe në kasafortat e Ministrisë së Rregullimit të Territorit dhe në Entin e Banesave gjenden listat e përsëritura të familjeve të pastreha, të cilat presin prej 24 vitesh të pajisen me banesë sociale. Këto lista hartohen e grisen çdo 3 e 6 muaj pas çdo premtimi fals e farsë për që bëjnë qeveritë. Përpilohen e fshihen, riorganizohen me ndarje e nën/ndarje klasifikimesh ligjore për kategoritë dhe emergjencat e familjeve të pastreha. Flitet për fonde speciale e urgjente nga qeveria, trumbetohet për kredi strehimi pa interes, përdoret një listë kreditimi false nëpër bashki e banka që nuk po jepen. Flitet për mbledhje këshillash bashkiakë që dështojnë, sepse gjoja këshilltarët e bashkive që përbëjnë këshillat grinden e nuk bien dakord. Publikohen ca filmime televizive me blloqe pallatesh për të pastrehët, bëhen vendime qeverie, nxirren formularë e rregulla të reja aplikimi. Por nuk ka asnjë zgjidhje konkrete masive për hallexhinjtë që janë vërtetë të pastrehë e pa asnjë mundësi financiare, për të blerë banesat që ndërtojnë si biznes privat, shtetarët dhe politikanët. Dhe për të vazhduar demagogjinë e mashtrimin, shteti nis përsëri lojën zvarritëse me formularët dhe dosjet, që në këto 24 vite plotësohen për të 40-ën herë prej hallexhinjve! Trajtimi i të pastrehëve të evidentuar në bashkitë përkatëse, bëhet në bazë të fondeve të dhëna për këtë qëllim dhe të kushteve të përcaktuara në ligjin Nr. 8030, datë 15.11.1995 “Për kontributin e shtetit për familjet e pastreha” dhe sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave, Nr. 25 datë 16.10.1996 “Për procedurat dhe prioritetet që përcaktojnë kriteret për trajtim me strehim, kategorinë e qytetarëve të pastrehë, banues në banesat ish-pronë private dhe të atyre, që kanë akt-marrëveshje të pa zbatuar me Pushtetin Lokal Po t’i referohemi shifrave zyrtare, numri i të pastrehëve të kategorisë së parë që përbëjnë kategorinë me banesa ish-pronë private dhe me akt-marrëveshje të pazgjidhura në pushtetin lokal. Çuditërisht edhe sot pas 24 vitesh, në të gjithë zyrat e strehimit të bashkive në të gjithë vendin po vazhdon trajtimi i të pastrehëve të kësaj kategorie që ka llogari me banesat e ish-pronarëve të shpronësuar 71 vite më parë, ndërkohë që listës së familjeve që do të trajtohen me banesa sociale i janë shtuar edhe 38 mijë familje që humbën banesat në firmat piramidale, por që edhe ato nuk kanë përfituar, duke u futur në “vorbullën” e lojës demagogjike me zvarritjen mashtruese të të pastrehëve! 
——————————- 
Ja dosja me vërtetime, që do të përsëritet për të 40-ën herë nga të pastrehët 
1. Vërtetim për të ardhurat neto të familjes
2. Vërtetim nga Zyra e Ndihmës Ekonomike nga njësia bashkiake
3. Vërtetim nga zyrat e punës, për personat që marrin pagesë papunësie
4. Vërtetim nga sigurimet shoqërore për personat në pension
5. Vërtetim nga hipoteka, për pronat e paluajtshme
6. Dokumenti zyrtar i celebrimit
7. Certifikatë familjare
8. Certifikatat personale
9. Dokument ku provohet se kryefamiljari është grua e ve, ose e divorcuar 
10. Formularë nëse je familje me shumë fëmijë dhe nëse jetojnë bashkë ose jo.
11. Deklarim që je në gjendje të shlyesh kredinë e banesës
12. Vërtetim që nuk ke makinë
13. Vërtetim që nuk merr pension suplementar
14. Vërtetim nga kryeplaku i njësisë vendore, që nuk po ndërton shtëpi
15. Vërtetim që nuk ke biznes
16. Deklarim për të ardhura ose jo nga emigracioni
17. Vërtetim që nuk ke banesë në legalizim
18. Vërtetim dhe deklarim, që nuk ke pasuri të dhuruara
19. Vërtetim që fëmijët që ke në ngarkim (të martuar ose jo, familje më vete ose jo) nuk kanë ndërtuar banesë
20. Vërtetim nga zyrat e punës, që je ose jo punë-kërkues ose jo! 
—————————————————————
Qeveria ka vendosur këto 10 kritere, për të përfituar kreditim për banesë sociale
1. Duhet të paguash paradhënie në bankë 20% të vlerës së kredisë që do të jepet nga shteti për banesë sociale
2. Duhet të kesh 80 mijë deri në 100 mijë lekë të reja, të ardhura financiare nga punë afatgjatë.
3. Duhet të blesh apartament nga firmat ndërtuese që të rekomandon banka ku çelet kredia
4. Duhet të paguash një interes bankar 30-40 mijë lekë të reja në muaj.
5. Duhet të marrësh një garanci prej pronarit të banesës që do blihet.
6. Duhet të kesh dy garantues të punësuar me jo më pak se 60 mijë lekë të reja në muaj si dhe me vendosje garancie objekti, si vlerë “pengu” në bankë.
7. Duhet të kesh të punësuar 2 pjesëtarë të familjes, me kontratë pune jo më pak se 15 vjet.
8. Duhet të jesh pa rrezik shëndeti për jetën, provuar kjo me raport mjeko-ligjor.
9. Duhet të jesh jo më tepër se 40 vjeç, mbasi kështu sigurohen
25 vjetët e afatit të shlyerjes së kredisë, në përputhje me moshën e daljes në pension.
10. Duhet të pranosh me kontratë noteriale, që nuk do të largohesh nga Shqipëria, deri në shlyerje të kredisë prej 25 vitesh.
Sigal