Dy të vdekur në Durrës, njëri gjendet i pajetë, 32-vjeçari helmohet me fotoksinë

213

Një 32-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me fotoksinë në banesën e tij në Durrës. Policia rajonale bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin me iniciale E.Gj. 32 vjeç. Për pasojë, ai ka ndërruar jetë në Spitalin ”Nënë Tereza”, Tiranë.

Burimet zyrtare thanë se shkak i kësaj ngjarje, dyshohet se ai vuante nga depresioni. Sakaq, një tjetër shtetas është gjetur i pajetë nga familjarët, në banesë. L.Sh. 47 vjeç, banues në Katund-Sukth është gjetur pa shenja dhune në trup. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.