E RËNDË/ Vritet në burgun serb i riu shqiptar! Kishte tatuazh Adem Jasharin, UÇK-në dhe Skënderbeun

107
Sigal

Artan Zymberi, një i ri nga Peja me banim në Norvegji, raportohet se është vrarë në burgun e serbëve Sremska Mitrovica. Kanë qenë familjarët e të ndjerit ata që kanë përhapur lajmin duke thënë se motiv ishte bërë tatuazhi i Adem Jahasharit që kishte në gjoks, së bashku me emblemën e UÇK-së dhe Skënderbeun.

Lajmi është konfirmuar nga babai i viktimës i cili ka deklaruar për mediat: “Po është i vërtetë lajmi, tani jemi në Kosovë, jemi duke shkuar për në Beograd për të marrur kufomën, dhe për të shkuar në Norvegji”.

Xhaxhai i të ndjerit, Nexhat Zymberi ka rrëfyer se nipi i tij kishte 1 vit i burgpsur pasi ishte arrestuar për posedim të disa tabletave të paligjshme. Viktimës i ishin caktuar 3 vite burg por pritej të deportohej në Norvegji këtë muaj.

Zymberi ka deklaruar se zyrtarët e burgut nuk e linte të takonin nipin e tij me arsyetimin se nuk donte t’i takonte. “Ja djali nuk po do me folë, ja nuk është aty, ja është në ushtrime,”-thonin ata.

“Djali kishte tatu Adem Jasharin në gjoks, Skëndërbeun në tjetrën anë, shqiponjën, dhe ka pasur edhe emblemen e UÇK’së”,-kanë deklaruar familjarët.

“Na sipas informatave të prifitit që na ka tregu, na ka jep lajmin që djali ka vdekur në burgun Sremska Mitrovica. Prifti norvegjez, se këtu në Novergji prifzi zakonisht i jep informatën që ka ndërruar jetë. Sigurisht përmes konsulatës ka ardh ky informacion, unë nuk kam qenë aty ku ka ardhur ky informacion.

Çka po di unë, e kanë nxonë me do tableta, hapa, nuk e di as vet me çfarë hapa dhe u burgos atje. Dhe madje e kanë dënu 3 vjet. Ai ka nejt që 1 vit e diçka, ai ka pas mu transferu në shtetin norvegjez, sepse ai shtetas norvegjez dhe kështu mas vitit të ri ka pasë që ky ka mu transferu në Norvegji me kry burgun.

Ka qenë në burgun Sremska Mitrovica. Është burg i serbëve. Unë kam këqyrë gjithkah nëpër informata, kjo ngjarje ka pas ndodhur para 1 jave, ku kish pas ndodhur një zjarrë aty, kurse 4 gardianë janë lëndu edhe dy të burgosur janë dërguar në Novi Pazar duke u shëruar. Ku nuk e dimë a ka mundur të ketë qenë edhe ky pjesë e kësaj ngjarje.

Që 1 vit as kontakt, ja djali nuk po do me folë ja nuk është aty ja është në ushtrime. Që 1 vjet nuk kemi pasur kurrfarë kontakti.

Na po dyshojmë se ky ka pasur, tatu, Adem Jasharin në gjoks, Skëndërbeun në tjetrën anë, shqiponjën, ka pasur edhe emblemen e UÇK’së. Ky nuk e ka ditur as gjuhën serbe se ai u lind e rritur në Norvegji. Kanë dyshime se serbët gjithçka bojnë”,-ka deklaruar xhaxhai i tij.