E RËNDË në Velipojë, 29-vjeçari mbytet për të shpëtuar të fejuarën e tij

725
Sigal

Një pushues 29 vjeçar humbi jetën pasi u mbyt në plazhin e Velipojës. Pushues të shumtë janë mundur t’i japin ndihmën e parë të riut nga Shqipëria, por pavarësisht gjithçkaje ai nuk ja doli të mbijetojë.

Policia thotë se edhe pse është dhënë ndihma e parë nga personeli mjeksorë i plazhit Velipojë, djali nuk ka mbijetuar.

I riu ka hyrë për të shpëtuar të fejuarën, e cila nuk ka rrezik për jetën, por ai vetë nuk ka mundur të dalë.

Mbytja ka ndodhur në zonën e sigurisë, pasi dhe deti ka qënë i trazuar dhe me dallgë.

Elvin Palaj u nxor në bregdet i mbushur me ujë dhe u bënë përpjekje të shumta që të shpëtohej pasi jepte shenja të dobëta jete, por pa asnjë sukses.

Mungesa e rojeve të bregdetit është e madhe dhe një prej shkaqeve që për shumë shqiptarë pushimet po kthehen në funeral. Ky është rasti i dytë që mbyten pushues gjatë kësaj vere në Velipojë, dhe i disati në mbarë plazhet e vendit.