E rëndë në Elbasan/ 19-vjeçari gjendet i varur në banesën e marrë me qira

86
Sigal

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Elbasan, ku një i ri 19-vjeçar është gjendur i pajetë rreth orës 02:00 të mëngjesit në apartamentin ku jetonte me qira.

Mësohet se 19-vjeçari u gjet i pajetë në banjën e apartamentit, ku ishte vetëvarur me lidhëse këpucësh te mbajtësja metalike e dushit.

Dyshohet se aktin e vetëflijimit ta ketë kryer gjatë ditës së premte pasi nuk i ishte përgjigjur thirrjeve telefonike të pronarit të banesës i cili ka sinjalizuar edhe policinë.

I riu ndiqte shkollën profesionale dhe kishte planifikuar që gjatë sezonit turistik të verës të punonte si kuzhinier në një nga restorantet në bregdetin e Jugut.

Mësohet se prindërit e tij janë emigrantë në Greqi.