E rëndë në aksin Librazhd-Prrenjas/ Përplasen dy makina, 3 të plagosur

302
Sigal

Një tjetër aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas.

Sipas raportimeve të para nga vendngjarja, në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Elbasanit.

Dyshohet se shkak i aksidentit është  bërë një parakalim i gabuar.

Edhe mëngjesin e sotëm po në këtë aks rrugor ndodhi një tjetër aksident,ku mbeten të plagosur 3 persona pasi automjeti i tyre doli nga rruga dhe përfundoi i përmbysur ne rrjedhën e një përroi.

Ndërkohë Policia dhe grupi hetimor aktualisht ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave  të aksidentit.