E rëndë! Makina përplas për vde.kje 22-vjeçaren në Durrës, pranga shoferit

96
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës ku një makinë ka përplasur një 22-vjeçare. Kjo e fundit ka ndërruar jetë sot në spital, si pasojë e plagëve të marra.

Sakaq policia njofton se ka arrestuar drrejtuesin e mjetit, i akuzuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:45, në lagjen nr.17/1, Durrës, shtetasi I. U., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasen E. A., 22 vjeçe, (këmbësore) e cila është dërguar në spitalin rajonal Durrës dhe ndodhej nën kujdesin e mjekëve, shtetasia E. A, për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën ditën e sotme, në spital.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës, menjëher pas aksidentit bënë arrestimin e shtetasit I. U., 24 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.