E FUNDIT/Vetëhidhet nga spitali “Shefqet Ndroqi”, humb jetën 60 vjeçari

275
Sigal

Një ngjarje e rëndë ëhstë shënuar këtë të hënë në Tiranë, ku një 60 vjeçar i ka dhenë fund jetës duke u vetëhedhur nga lartësia e një spitali.

Burime  bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në spitalin e Sanotariumit.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30, ku dyshohet se shtetasi me iniciale L.S. 60 vjeç është vetëhedhur nga lartësia e një spitali, ku si pasojë ka ndërruar jetë.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje.

“Me datë 30.11.2020, rreth orës 00:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi L.S.,60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.