E diel tragjike/ Tre aksidente me tre viktima në pak orë

224
Sigal

Pasditja e kësaj të diele ka përgjakur rrugët ne vend, ku brenda pak orësh kanë ndodhur tre aksidente, ndërsa kanë humbur jetën tre persona.

Policia bën me dije se një 59-vjeçar ka humbur jetën në Fier, pasi u përplas për vdekje nga një automjet.

“Sot rreth orës 18:40, në Bypass_in Levan-Fier, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Baltëzës”, shtetasi Gj. Z., 59 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” me targa AA478YC ka aksidentuar me pasojë vdekje një këmbësor.

Ndërkohë, po pasditen e sotme, një tjetër aksident që i mori jetën një personi u regjistrua në ishull Lezhë, ndërsa po ashtu një 68-vjeçar u përplas për vdekje pranë “Shkallës së Tujanit”.