Dyshohet se ngacmoi sek*ualisht një adoleshente, vihet në pranga 66-vjeçari në Kuçovë

12
Sigal

Një 66-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Beratit, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, një 17-vjeçare. Uniformat blu bëjnë me dije se i arrestuari është shtetasi me iniciale F.R, banues në Kuçovë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë arrestuan në flagrancë shtetasin F. R., 66 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, një 17-vjeçare”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.