Dy vëllezër nga Fieri qëllojnë me armë zjarri shqiptarin në Gjermani,

736
Sigal

Një shqiptar është qëlluar me armë zjarri në qytetin e Wuppertal, Gjermani. Sipas policisë gjermane ngjarja ka ndodhur më datë 28 prill.

Sipas Dosja.al është  mësuar nga burime ekskluzive se kanë qenë dy vëllezër nga Fieri , ata që kanë qëlkluar 36-vjeçarin me origjinë nga qyteti i Durrësit. Të tre mësohet të jenë shokë dhe se plagosja ka ardhur pas një konflikti për pazare droge.

Janë sigurar ekskluzivisht momentet pasi 36-vjeçari është qëlluar me armë zjarri nga dy vëllezërit, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i diturnga Dosja.al Në video i plagosuri shihet i shtrirë në asfalt dhe i mbuluar në gjak.

Fillimisht ai lëviz pak dhe një djalë tjetër shkon t’i pastrojë gjakun me një shishe me ujë. Aktualisht 36-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ndodhet në gjendje kome i shtruar në spital.

Në video dëgjohen gjithashtu shumë njerëz të cilët kërkojnë që të lajmërohet ambulanca dhe që i riu të dërgohet në spital.

A është mirë ai,”- dëgjohet teksa pyet njëri dhe më pas fillon të shajë ata që e kanë vrarë. Ndërkohë që në pamjet e siguara nga Dosja.al shihet edhe një pistoletë që mendohet të jetë arma me të cilën është plagosur shqiptari. Autorët nuk janë arrestuar ende nga policia.