Aksident në Sarandë, makina përplas një kalimtare

12
Sigal

Një e moshuar është aksidentuar sot në vijat e bardha në Sarandë.

Nga informacionet e para mësohet se një automjet tip ‘Toyota’ me drejtues një 65-vjeçar ka përplasur një kalimtaren.

70-vjeçarja është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.