750 gjoba në 10 ditë, Rrugorët në Korçë “mbytin” me gjoba drejtuesit e automjeteve

417

Rritja e parametrave të sigurisë dhe goditja e paligjshmërisë ka bërë që vetëm gjatë 10 ditëve të fundit sektori i policisë rrugore në Korçë të vendosë mbi 750 masa administrative për shkelësit e Kodit Rrugor, nga të cilat rreth 100 gjoba janë vendosur gjatë kësaj jave.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë bën me dije se si pasoje e shkeljeve të konstatuara 3 shtetas janë arrestuar në flagrancë, ndërsa 2 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Sakaq, janë hequr 7 leje drejtimi për drejtuesit e mjeteve të cilët janë kapur me shkelje të rënda.

Strukturat e policisë së rendit kanë njoftuar gjithashtu se kanë arrestuar në flagrancë 12 shtetas për vepra të ndryshme penale, ndërsa kanë proceduar penalisht 37 të tjerë si dhe kanë plotësuar 3 kërkesë padi për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes për shkak të dhunës në familje.