Durrës, punonjësi i portit bie nga një lartësi, në gjendje të rëndë

415
Një punonjës në portin e Durrësit ka rënë nga një lartësi e madhe. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth mesditës së sotme, ku punonjësi në punë e sipër është rrëzuar nga një vinç dhe është aksidentuar.
Si pasojë e dëmtimeve të marra punonjësi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë. 
Nga ana e policisë e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa paraprakisht mësohet se i aksidentuari punonte në sektorin e ngarkim- shkarkimit. 
Sigal