DURRES- Katër nxënës shkolle janë plagosur me thikë pas një sherri mes të rinjsh që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr 16 të Durrësit.
Mësohet se të plagosurit janë plagosur pas stadiumit të Futbollit. Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i sherrit që është përshkallëzuar më pas deri në përdorimin e thikës. Pas një aksioni të policisë u arrestuan dhe autorët e plagosjes me thika.





















