Durrës/ Bie nga kati i nëntë, humb jetën 40-vjeçari! Dyshohet se ka rënë aksidentalisht

31
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit. Siç raportohet nga policia një 40-vjeçar ka rënë nga kati i nënnë i një pallati dhe si pasojë ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar dhe dyshohet se rënia e 40-vjeçarit ka qenë aksidentale.

Ndërkohë grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rënies nga lartësia të shtetasit.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Në lagjen nr. 1 Durrës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i nëntë i pallatit ku banonte, shtetasi I. M., rreth 40 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.