Durrës/ Automjeti përplas efektivin e Rrugores teksa menaxhonte qarkullimin rrugor

Në lagjen nr.11 pranë Maozeleumit të Dëshmorëve ka ndodhur një aksident, ku një efektiv i Policisë Rrugore është përplasur nga një automjet.

Nga përplasja efektivi është dëmtuar lehtë në njerën këmbë. Aktualisht ai është në spital për të bërë një grafi të këmbës.

NOA

Mësohet se punonjësi i Rrugores është përplasur nga pas teksa menaxhonte qarkullimin rrugor.