Durrës, atentat 40-vjeçarit në Manzë…por i mbijeton plumbave

445
Sigal

DURRES – Një 40-vjeçar është plagosur me armë zjarri nga një person ende i paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të së martës në rrugën Durrës-Manzë, tek kthesa e Maminasit. Roland Farruku, banues në Manzë, është qëlluar me armë dhe ka marrë një plumb në shpatull dhe një në ije, por fatmirësisht arriti t’i mbijetojë plumbave. Bluzat e bardha të qytetit bregdetar të Durrësit bëjnë me dije se 40-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia nisi hetimet për të mësuar motivet e këtij atentati, ndërsa po punohet për të zbuluar nëse Farruku mund të ketë pasur konflikte të mëparshme.