Durrës, 20-vjeçari vetëplagoset në gjoks me automatik

454
Një 20-vjeçar nga Durrësi ka përfunduar në spitalin ushtarak në Tiranë pasi është vetëplagosur me kallashnikov. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së hënë në banesën e tij në Manëz, ku A.D ka marrë plagë në gjoks. I riu ndodhet në kujdesin e mjekëve. Sakaq policia ka sekustruar armën e plagosjes tip automatik model 56 kalibër 7.62 dhe 202 fishekë model 56. Ndaj 20-vjeçarit ka nisur procedim në gjendje të lirë për veprën penale”Shkaktimi i vetëvrasjes e mbetur në tentativë” dhe ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Sigal