Drejtonin mjetin në gjendje të dehur, arrestohen në flagrancë 2 persona në Sarandë

22
Sigal

Dy persona janë arrestuar në Sarandë pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Njoftimi:

Sarandë

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. S., 39 vjeç, banues në Sarandë, A. M., 63 vjeç, banues në Greqi dhe K. D., 63 vjeç, banues në Finiq.Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në akse të ndryshme rrugore, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.