Iu gjet kokainë, marijuanë dhe euro në banesë, pranga trafikantit shqiptar

428
Policia italiane arrestoi një 55-vjeçar shqiptar, pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike. ‘La stampa’ shkruan se shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, u arrestua në zonën e Alba-s. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Fossano, atij iu gjetën 2.5 kg marijuanë dhe 1.5 kg kokainë.
Mediat italiane raportojnë mes të tjerash se shqiptarit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe 4500 euro, që dyshohet se vinin nga shitja e drogës.
Po ashtu bëhet e ditur se shqiptari prej kohësh ishte vënë në ndjekje të policisë prej disa ditësh. Tashmë 55-vjeçari ndodhet në burgun e Cuneos në pritje të masës së sigurisë.
Sigal