Djeg magazinën dhe dëmton banesën e kushëririt, në pranga 49 vjeçari

390
Konfliktet e pronësisë janë kthyer sërish në një moll sherri, ku në Krujë një 49 vjeçar ka djegur magazinën dhe ka dëmtuar banesën e kushëririt. Në prangat e policisë ka përfunduar shtetasi T. Dobrozi, nga fshati Bilaj. Ky i fundit i kishte vendosur zjarrin magazinës dhe kishte dëmtuar me sende të forta dritaret e banesës së djalit të xhaxhait, M.Dobrozi, 54 vjeç. Shkak i kësaj ngjarje kanë qenë konfliktet për motive pronësie mes dy kushërinjve.
Sigal