Dhu’noi mësuesin e fizkulturës/ Vetëdorëzohet në polici autori: Më ngacmoi motrën

107
Sigal

Mësuesi i fizkulturës, Kleanth Laçi është dhunuar ditën e djeshme në Tepelenë nga një person i cili e akuzon se i ka ngacmuar sekusalisht të motrën, një nxënëse 13 vjeçe.

Orët e pasdites së sotme, autori i ngjarjes, Alvi Gulmeni është vetëdorëzuar në policinë e Tepelenës duke pranuar se kishte qenë ai që kishte dhunuar profesorin, duke pretenduar se 59 vjeçari kishte ngacmuar seksualisht motrën e tij 13-vjeçare e cila është nxënëse një shkolle 9-vjeçare në Tepelenë, ku jep mësim Kleanth Laçi.

Mësohet se para Policisë, Gulmeni ka dhënë shpjegimet e veta për dhunën ndaj mësuesit, teksa ka theksuar se e ndërmori këtë veprim në kushtet e ndihmës që i pati kërkuar e motra e tij (nxënëse e Kleanthi Laçit), pasi ky i fundit, sipas deshmisë së të vëllait të 13 vjeçares, e kishte ngacmuar shumë herë seksualisht. Për këtë, ai shton se u kthye në Shqiperi për të ndërmarre aktin që kreu dje.

Ndërkaq ka dhënë deshminë e saj edhe 13 vjeçarja, e cila është marrë në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore në prezencë të psikologes.

“Profesor, eja të qerasim me një kafe”

Në një intervistë për mediat nga shtrati i spitalit më herët gjatë ditës, mësuesi i fiskulturës dha detaje për dhunën e pësuar.

Ai tha se ngjarja kishte nisur që në momentin kur kishte dalë nga shtëpia dhe tre persona me një makinë e ftuan për të pirë një kafe.

Laçi ttegoi se pranoi dhe shtoi se përveç markës së makinës tip ‘Audi’ nuk mbante mend të dhëna të tjera, ndërsa tha se në momentin që makina u largua në një distancë të konsiderueshme nga shtëpia e tij, tre personat e paidentifikuar e goditën në mënyrë të papritur.

“Nisi që nga shtëpia. Hipa në makinë pa i njohur si persona por më pëlqyen se më tha profesor njëri dhe më tha do të qeras me një kafe. Në makinë më çuan në një rrugë jo kryesore, larg shtëpisë time dhe aty pastaj më goditën me grusht. Ishin tre persona, shoferi dhe dy të tjerë. Targat nuk i mbaj mend por më duket se makina ishte e llojit ‘Audi’. Unë nuk di të kem pasur konflikt me njeri, nuk më thanë gjë, më goditën papritur. Unë hipa në makinë se më thanë do të qerasim me një kafe. Në momentin e goditjes së parë dola nga makina. Personat ishin të moshave të ndryshme. Unë u përmenda që në moment, u futa në një vend sa të pastrohesha dhe më pas mora një taksi”, u shpreh Laçi.

“Nuk kam pasur asnjë konflikt më përpara. Hera e parë që i shihja si persona, nuk i njihja fare. Akoma nuk po arrij të kuptoj se përse më rrahën”, shtoi 59 vjeçari.