Si e mori vesh Getinjo ndarjen nga jeta të dajës së tij?

128
Sigal

Ndonëse qëndroi në shtëpinë e “Big Brother Vip Kosova” për pak më shumë se një muaj, disa gjëra në jetën e Getinjos jashtë spektaklit kanë ndryshuar.

Reperi me të dalë nga shtëpia mbrëmjen e djeshme, i është dashur të përballet me lajmin e trishtë që daja i tij nuk jeton më.

Me anë të një postimi në Instagram, ai është shprehur se sot në mëngjes e ka marrë vesh lajmin, ku shtoi se ai ka qenë edhe si një shok për të.

Image

Geti nuk harroi të falenderonte edhe të gjithë mbështetësit e tij për mesazhet e bukura që i kanë dërguar pas daljes.