Dhunoi fizikisht xhaxhain e tij, arrestohet 38-vjeçari në Vlorë

Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Arrestimi i tij erdhi si pasojë se ditën e djeshme 38-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike  ndaj xhaxhait të tij.

Njoftim i policisë:

Sigal

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin N. Xh., 38 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, ka ushtruar dhunë fizike ndaj xhaxhait të tij.