Dhunë në familje në Tropojë, 2 persona vihen në pranga

42
Sigal

Tjetër rast dhune në brenda familjes në Shqipëri.

Në fshatin Cerrnicë në Tropojë, policia ka vënë në pranga dy shtetas.

L.M., 45 vjeç banues në Cerrnicë, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij 39 vjeçe dhe u kap në flagrancë nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë.

Sakaq është vënë në pranga edhe vëllai i gruas 39-vjeçare. E.M., 36 vjeç është kallëzuar në polici se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të motrës së tij.

Ndërsa ndaj 39-vjeçares është lëshuar urdhri për mbrojtje të menjëhershme.

Njoftimi i Policisë:

Tropojë/2 shtetas në pranga, për dhunë në familje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin L. M., 45 vjeç, banues në fshatin Cerrnicë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 39 vjeçe.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 36 vjeç, vëllai i 39-vjeçares, banues në fshatin Cerrnicë, pasi ka kallëzuar shtetasi L. M., se 36-vjeçari e ka dhunuar.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, për 39-vjeçaren u plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve👮🤝🙍