Dhunë mes dy kushërinjve, policia i sekuestron armë gjahu e municione

606
Policia e Korçës ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm, të një konflikti midis dy kushërinjve, të cilët u arrestuan në flagrancë, pasi ushtruan dhunë fizike ndaj njëri- tjetrit.
Policia ka arrestuar Klodian Hajdajas, 30 vjeç dhe Ladmir Joti 39 vjeç të dy banues të fshatit Radovickë.
“Arrestimi i tyre u bë pasi, në një kullotë poshtë këtij fshati, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri- tjetrin, me mjete të forta në trup. Gjithashtu në vijim të punës, gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre, iu gjet e bllokuan me cilësinë e provës material municione dhe armë gjahu.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale: “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar nga nenet 130/a dhe 280 të Kodit Penal.
Sigal