Zjarri masiv djeg 3-4 hektarë pisha në Cërrik, dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm

477
Gjatë mbrëmjes së djeshme si rezultat i një zjarri i cili mori përmasa të mëdha në zonën e Mollasit është djegur një masiv me pisha në një sipërfaqe rreth 3-4 hektarë.
Zjarri është shfaqur rreth orës 19.00 dhe është shuar rreth orës 24.00. Për shuarjen e tij janë angazhuar shërbimi zjarrfikës i Elbasanit, sherbimi pyjor dhe komuniteti.

Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.Ky është rasti i pestë i shfaqjes së vatrave të zjarrit në Njësinë Administrative Mollas të Cërrikut. Ndërkohë policia po punon për të identifikuar autorët e dyshuar të zjarrvënies
Sigal