Detaje/ Gjendet i vrarë me armë zjarri brenda në makinë, babai i 4 fëmijëve

522
Sigal

Një burrë  është gjendur i vrarë brenda makinë së tij. Mësohet se viktima ka qëndruar reth dy orë e gjysmë në vendin ku ka ndodhur krimi. Ai thuhet se eshte vrare mbrëmë rreth orës 22:00 në Pejë, afër Fabrikës së Bukës.

Express ka mesuar se viktima është K.S., 32-vjeçar, baba i 4 fëmijëve.

Viktima është gjetur i vrarë me armë zjarri në një veturë. Rreth orës 00:40, trupi i viktimës është tërhequr nga ekipi i Mjekësisë Ligjore dhe është dërguar për ekspertizen.