Dëshmia në gjyq: Mua e gruan na hoqën zvarrë, djali mbeti rrugëve

431
Sigal

Një prej personave të arrestuar pas protestës para parlamentit që pret të lërë sot qelinë është dhe Lulzim Dozhani, 45 vjeç. Ai u ndalua ditën e protestës bashkë me gruan e tij Erjonën, e cila u lirua në mbrëmje për t’u ndjekur penalisht në gjendje të lirë.

Ndërkohë në seancën e sotme për caktimin e masës së sigurisë, 45-vjeçari Dozhani tha se bashkë me gruan i kanë tërhequr zvarrë nëpër komisariate dhe djali ka mebtur rrugëve.

“Jam arrestuar me gjithë gruan time. Nuk shkoja dot të merrja djalin 7 vjeç nga shkolla. Ne na kanë çuar në komisariat. Nuk na kanë lënë të komunikojmë me askënd. Djali ka shkuar në shkollë, e ka gjetur shtëpinë mbyllur, ka pasur frikë e ftohtë. Është ushqyer tek komshinjtë ne na kanë tërhequr zvarrë nëpër komisariate e burgje”, tha Dozhani.

Porkuroria ka kërkuar “detyrim paraqitje” për 45-vjeçarin.