Denoncon mjeku i Korçës, Stefan Faber: Po na helmojnë me ushqimin që na servirin

532
Dr. Stefan Faber, kirurg në Spitalin Rajonal Korçë ka denoncuar ushqimin që i serviret personelit të spitalit, ku ushqimi i përditshëm është kos, djathë dhe vezë. “Dr. Stefan Faber është një nga kampionët e përdorimit të programit të Telemjekësisë. Që me vendosjen në spital të këtij programi, ai ka kryer 23 telekonsulta, duke përmirësuar kështu cilësinë e kujdesit ndaj pacientëve”, shkruan faqja e USAID për dr. Faberin. Ai është djali i ish-drejtuesit dhe ish-deputetit socialist, Niko Faber.
Denoncimi i plotë i Dr. Stefan Faber

Darka e mjekut specialist-kirurg, me të cilën do të përballohen pjesa dërmuese e nevojave kalorike. Për të qenë më i saktë, kjo është tava e mjekut reanimator, e fotografuar (ndjesë) pa dijeninë e tij. Mjeku jeton në spital dhe ka ardhur nga Durrësi për nevoja emergjente të spitalit. Siç shihet, oferta është shumë atraktive dhe me këtë mënyrë tentohet të tërhiqen edhe mjekë të tjerë. E kush nuk e kafshon këtë karrem kaq tentant dhe nuk ngelet i lidhur përjetësisht me hospital-itetin tonë?! Para rreth një viti, në spital ndesha rastësisht një personazh, deri diku të njohur të qytetit tonë, një njeri tepër i thjeshtë, por veçanërisht punëtor i palodhur. Për arsye se personi në fjalë, priste në një orë të vonë, fatin e një personi të familjes së tij në Reanimacion, mendova t’i ofroj diçka nga darka ime “e pasur” e mensës së spitalit. Nuk mund ta harroj kurrë reagimin e tij, kur pa tavën time të ushqimitDoktor, më tha, deri këtu paskeni arritur”! U befasova, sepse nuk e prisja që ai të dinte situatën dhe aq më tepër të bënte krahasimin. Më tregoi që nuk ishte i huaj për spitalin dhe që në moshë të vogël, nëna e tij kishte punuar sanitare. Më tregoi se darka e doktorit të rojës ishte me bërxoĺlat sa palma e dorës së tij prej punëtori dhe që mjeku respektohej si mbreti në këtë aspekt, e jo vetëm. Nuk preku gjë me dorë dhe më tha të kujdesesha për veten, se kisha natë të gjatë përpara.
Sigal