Dalin pamjet e fundit të 59-vjeçarit që u mbyt në përroin në Elbasan

81
Sigal

Kanë dalë pamjet e fundit të Ligor Bërdufit 59 vjeç i cili u mbyt në përroin e fshatit Pashtresh. Ai u gjet i pajetë nga banorët e këtij fshati.

Ai ka tentuar të kalojë përroin në pjesën ku kishte më pak ujë, por rrjedha e fortë e ka marrë para duke e mbytur.

Pak para se të kalonte përroin, ai kishte paralajmëruar banorët e tjerë që ishin me automjete në lidhje me rrezikun që iu kanosej nëse do të kalonin përroin.

Por teksa u thoshte të tjerëve këtë ai kaloi vetë dhe humbi jetën.

Image