Pamje të forta/ Ja si është shpërfytyruar makina në aksidentin ku humbi jetën një person (VIDEO)

217
Sigal

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë pasdite në afërsi të Rubikut, në Rrugën e Kombit.

Një autobus u përplas me një makinë dhe për pasojë, drejtuesi i mjetit Land Rover ka ndërruar jetë, ndërsa djali i tij, që ishte pasagjer, ka mbetur i plagosur.

Policia ka informuar se drejtuesi i autobusit është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme.“Rreth orës 17:22, në aksin rrugor Rubik-Rreshen ,mjeti autobus është përplasur me mjetin tip “Land Rover” me targa italiane, ku si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar.

Drejtuesi i mjetit autobus po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, tha policia.