Ultrasit e kaltër shpalosin banderolën: Hysaj një krimb, Lazio është fashiste!

222
Sigal

“Lufta” mes Elseid Hysaj dhe tifozëve të Lazios duket se nuk ka të ndalur. Tifozët ultras të skuadrës kryeqytetase kanë shpalosur një banderolë ku ofendojnë mbrojtësin shqiptar pas këndimit të këngës “Bella Ciao”.

“Hysaj krimb, Lazio është fashiste,” shkruhet në banderolën e shpalosur në një nga zonat më të populluara të Romës së Veriut.

Lazio është rreshtuar historikisht në të kundërtën e origjinës së këngës popullore, të lidhur me rezistencën ndaj fashizmit dhe kjo ka ngjallur revoltën e tyre ndaj Hysaj.

Klubi i Lazios i ka dalë përkrah Hysaj, që në një reagim publik në faqen e saj zyrtare, shkruan se ai veprim nuk ka lidhje me çështjet politike.