Tragjedi në SHBA, gjenden të vdekur tre fëmijë në liqen

98
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mbretërinë e Bashkuar në Solihull, west Midlands Babbs Mill Park ku katër fëmijë kanë rënë në një liqen të akullt.

Fëmijët u dërguan më urgjencë në spital pasi u nxorën nga uji i akullt por për fat të keq tre djem të moshës tetë, dhjetë dhe 11 vjeç kanë vdekur tragjikisht.

Një djalë gjashtë vjeç ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Oficerët thanë se janë duke vazhduar kërkimet  në liqen me frikën se më shumë fëmijë mund të kenë rënë  në ujë, pasi gjatë natës temperaturat kanë rënë deri në -3 gradë Celsius dhe situata është përkeqësuar.

Fëmijët ishin akoma në shkollë fillore, dhe pasi u nxorën nga uji iu dha CPR në vendin e ngjarjes, para se të dërgoheshin në spital.

Mësohet se fëmijët kanë qënë duke luajtur mbi akull pak para se të çahej akulli dhe të ndodhte tragjedia.

Fqinjët tregojnë për panikun dhe frikën që ka ndjerë kur kanë dëgjuar zhurmat dhe të bërtiturat e fëmijëve në ato momente.