Çfarë po ndodh me makinat Tesla? Shpërthen papritur në flakë dhë zë shoferin brenda (FOTO)

154
Sigal

Një shofer i Tesla-s është zënë në kurth brenda automjetit të tij, pasi ky i fundit shpërtheu në flakë vetëm 3 ditë pasi doli modeli i ri.

Avokatët e shoferit thonë se ai mund të kishte vdekur pasi papritur makina me vlerë 100 mijë paund shpërtheu nga hiçi.

Shoferi sipërmarrës që në fillim u zu brenda makinës së tij, pasi kishte dështuar sistemi i hapjes së dyerve, duke e detyruar atë të shtypte butona të nevojshëm.

Mark Geragos, avokati i shoferit, tha se makina kishte ecur për disa metra derisa të kthehej në një top zjarri pranë shtëpisë së sipërmarrësit.