Burri tenton t’i presë gishtat bashkëjetueses 12 vjet më të madhe

438
Një 33-vjeçar ndodhet në kërkim nga Policia e Shijakut, pasi ka kanosur bashkëjetuesen e tij 12 vjet më të madhe se vetja. Pas një sherri në banesë, mësohet se i riu ka tentuar t’i presë gishtat e dorës 45-vjeçares.
Burimet thanë se ngjarja ka ndodhur më datë 16.03.1017, në banesën e çiftit.
Policia ka shpallur në kërkim shtetasin me inicialet E.B, vjeç 33. Ai akuzohet për veprën penale “Kanosja”.
“Në banesë, ka dhunuar bashkëjetuesen, N.D, vjeç 45, duke i dëmtuar dy gishtat e dorës. Punohet për kapjen e E.B. Nenet 130/a, 84, 112 e 25 i Kodit Penal”, thuhet në njoftim.
Sigal