Bulqizë/ Qëllohen me breshëri automatiku drejtori i Policisë Pyjore dhe 4 inspektorë

528
Sigal

Qëllohet me breshëri automatiku Drejtori i Policisë Pyjore në Bulqizë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë një fushate  për prerjen e pyjeve në zonën e mbrojtur të Ternovës.

Bashkë me drejtorin e përgjithshëm Anduel Xhalia,  janë sulmuar me armë edhe 4 inspektorë të drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Pyjore.

Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar.

Drejtori i Përgjithshëm dhe 4 inspektorë ishin nisur nga Tirana për të kontrolluar nga afër situatën.

Burimet shprehen se kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë në zonën e Ternovës.

Për ngjarjen në fjalë është njoftuar edhe policia e Bulqizës, ndërsa ende nuk ka asnjë informacion nga kjo e fundit mbi autorët e mundshëm.