Zjarri masiv në Mamurras, fermerët: Zjarri i qëllimshëm, po rrezikojnë jetën e qytetarëve

201
Sigal

Situata nga zjarret në vend vazhdon të mbetet problematike, nga veriu në jug.

Vatra zjarri mësohet se janë aktivizuar edhe në Mamurras. Fermerët e zonës, deklaruan se flakët kanë qenë të qëllimshme, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

“Në Mamurras kanë rënë disa vatra të zjarrit. Rrezikojnë ullishtet, vreshtaritë. Zjarri ka qenë i qëllimshëm. Zjarret rrezikuan jetën e qytetarëve.

Ka pasur vetëm një zjarrfikëse, që ka ardhur për ndihmë, për të shuar flakët. Nëse autoritetet do ishin përgjigjur në kohë, gjendja nuk do ishte kaq e rëndë”, u shpreh një nga fermerët.