Bukuroshja ukrainase tregon tmerrin nga ‘i dashuri’ durrsak: Prisja të më prezantonte me familjen, por ai…

450
Një vajzë 21-vjeçare nga Ukraina me iniciale V.H. ka përjetuar ditët më të zeza të jetës së saj në një hotel në Shkëmbin e Kavajës, ku Policia e ka gjetur të rrahur keq dhe të izoluar. Njeriu që ‘kujdesej” për ta torturuar dhe mbajtur peng u arrestua: Ai ishte Almarjo Xhebexhia, 24 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës dhe arrestimi i tij u bë në flagrancë.
Xhebexhia kishte ushtruar dhunë fizike mbi vajzën në dhomën e hotelit duke i shkaktuar dëmtime të rënda si dhe e kishte mbajtur pa dëshirën e saj të mbyllur në dhomën e hotelit 21-vjeçaren nga Ukraina. Ai tashmë do të akuzohet pasi dosja i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Heqja e paligjshme e lirisë” dhe ‘Plagosja e rëndë me dashje”.
“Panorama” zbardh te plote edhe deshmine e vajzes ukrainase ne Polici:
Jemi njohur ne vere ne Malin e Zi. Ishte muaji korrik. Ai ishte per pushime dhe une gjithashtu kisha ardhur me pushime. Pasi u njohem mbajtem kontakte, nderruam numrin e telefonit dhe u beme miq ne FB per te mbajtur kontakt. Me pelqeu si djale dhe pasi komunikonim thuajse perdite, me pas krijuam nje lidhje dashurore. Me kerkoi te vija ne Shqiperi dhe kam ardhur disa here nga korriku deri tani. Dje erdha serish me kerkese te tij, por me dhunoi, me rrahu, me godiste pa pushim dhe me kercenonte se do te me vriste. “Ketu s’te gjen njeri, do te vras po mbylle gojen” me kerkonte te qendroja ketu. Nuk e di arsyen pse kerkonte te qendroja nderkohe qe nuk me prezantonte me familjen. Nuk e di cfare qellimi kishte, ndoshta donte punoja ketu a mos ndoshta donte te me prostituonte. Ngrita keto dyshime ne mendjen time pasi po sillej shume ashper dhe me dhunonte. Me mbajti pa deshire ne nje hotel ketu ne Durres.
Sigal