“Bonnie e Clyde” shqiptarë i tradhëtojnë nervat, policia i kap me 30 kg kokainë në makinë

407
Policia italiane ka vënë në pranga një çift shqiptarësh 37-vjeçarë në Milano këtë fundjavë, teksa në makinën e tyre BMW po transportonin një sasi kokaine, shkruan Milano Corriere.
Gjatë kontrollit rutinë të çiftit shqiptar, karabinierët kanë parë një nervozizëm të madh tek drejtuesi i mjetit.
Përpara kontrollit të imtësishëm, policia gjeti në çantën e gruas 1700 euro, dhe kur u pyet se nga kishin dalë këto para, ajo nuk bindi me justifikimin e saj.
Në makinën BMW X5 të çiftit shqiptar si të famshit “Bonnie e Clyde” u gjet një sasi prej 30 kilogramësh kokaine, e cila po të shitej në treg kapte shifra deri në qindra mijëra euro.
Identitetet e shqiptarëve nuk u bënë të ditur nga mediat italiane.
Sigal