Akuza për mashtrim, Olesia Duka kërkon lirinë, Gjykata lë në fuqi masën ‘arrest me burg’

535
Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë sërish në fuqi masën ‘arrest me burg’ për Olesia Dukën, e cila kërkoi ndryshim të vendimit, ndërsa ndodhet pas hekurave nën akuzën e ‘mashtrimit’. Pavarësisht pretendimit të Dukës se kjo masë ndaj saj ishte e padrejtë, Gjykata vendosi të lërë në fuqi sërish këtë masë.
Raportohet se Arben Llangozi dhe Brikena Duka, avokatët mbrojtës të stomatologes kishin bërë ankimimin, pas pretendimit se gjykata ka dhënë masë të rëndë ndaj klientes së tyre.
“Gjykata i ka dhënë masën më të rëndë. Nga konstatimi qe ne kemi vetëm denoncimin e shtetasit Idlir Hoxha. Konflikti është civil dhe jo penal. Kemi detyrim civil dhe jo penal. Gjykata penale nuk ka juridiksion sepse shtetasja Olesia Duka nuk ka konflikt penal. Olesia Duka nuk ka rrezik largimi, nuk ka arsye dyshimi që të largohet. Ajo është mjeke stomatologe me dy fakultete. Nuk ka kushte të vecanta dhe kërkojmë ndryshim mase e vendosjen e një mase më të bute. Prokurori nuk ka bërë asnjë verifikim konkret. Prokurori duhet të bënte verifikim të shumave me bilancet e shoqërive tregtare. Nuk është bërë asnjë verifikim për vlerat financiare. Vëmë në dispozicion bilancet e shoqërive në origjinal dhe nuk kanë ekzistuar kurrë ato vlera monetare. Klientja ka marrëdhënie kontraktuale me shoqëri tregtare. I kërkojmë gjykatës ndryshim mase. Kërkojmë ‘arrest shtepie’ dhe në mbikëqyrje”, thanë avokatët.
Sigal