Berisha: Vdiq Fidel Kastro, një diktator, një aventurier që e nisi betejën si nacionalist dhe degjeneroi në marksist-leninist

496
Sigal

“Vdiq Fidel Kastro, një diktator, një aventurier që e
nisi betejën si nacionalist dhe degjeneroi në marksist-leninist”. Ky
është opinioni që ndan sot, ish-Kryeministri Sali Berisha me ndjekësit e
tij në rrjetet sociale, pas lajmit për vdekjen e liderit historik të Kubës.

Berisha shkruan: ” Ai
vendosi diktaturën komuniste në Kubë dhe shtypi me egërsi, persektutoi,
torturoi, internoi, dëboi, burgosi, ekzekutoi qindra e mijëra kundërshtarë
politikë.

Si diktator dhe aventurier, ai çoi
botën në prag të Luftës së Tretë Botërore duke vendosur në Kubë raketat
bërthamore sovjetike, të cilat u detyrua t’i largonte pas ultimatumit të
Presidentit Kenedi dhënë Nikita Krushovit.

Pas goditjes nga sëmundja, si
despot i vërtëtë, ai ia kaloi pushtetin e paligjshëm, vëllait të tij Raulit!
Bota ndjehet më mirë me një diktator, aventurier më pak. Uroj që vdekja e tij
të inkurajojë forcat demokratike të Kubës për të përmbysur sa më shpejt
dinastinë e tij të paligjshme dhe gjakpirëse!”.