Berat, burg pa afat për drejtorin e shkollës që ngacmoi 3 nxënëse

488
Gjykata e Beratit ka vendosur sot masën e sigurisë “burg pa afat” për drejtorin e Shkollës në Kozare të Kuçovës.
Arrestimi i 63-vjeçarit Ajaz Ajazi u cilësua i ligjshëm dhe arrestimi u bë për veprën penale të ngacmimit seksual.
Mësuesi 63-vjeçar u arrestua tre ditë më parë pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht 3 nxënëse.
Ndalimi i tij u bë pas kallëzimit në polici nga prindërit e vajzave. Sipas policisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur 3 muajt e fundit.
Sigal