BE aprovon sistemin e informimit “Shengen”. Ja rregullat e reja për vizat dhe udhëtimet në Evropë

551
Sigal

Bashkimi Evropian aprovon sistemin e informimit dhe autorizimit për udhëtimet ETIAS

Bashkimi Evropian ka aprovuar sistemin e informimit dhe autorizimit për udhëtimet ETIAS. Në një interviste ekskluzive, zëdhënësja e komisionerit Avraamopoulos, Tove Ernst, shprehet se bazë të sistemit elektronik ETIAS, qytetarëve të Ballkanit do t’ju duhet gjithashtu të aplikojnë online për të marrë një autorizim për të udhëtuar në zonën “Shengen”.

Udhëzimet

Tove Ernst: “Shumë vende, përfshirë qytetarët e Ballkanit, por edhe nga Kanadaja dhe SHBA do t’ju duhet të aplikojnë online për një autorizim para udhëtimit të tyre. ETIAS është një sistem autorizimi elektronik, siç është ai i Kanadasë, SHBA-së apo Australisë. Sipas statistikave që kemi, shumica dërmuese e aplikantëve nuk do kenë problem për të marrë një përgjigje pozitive dhe autorizim për udhëtim. Aplikimi është shumë i shpejtë dhe i lehtë për t’u bërë. Ai merr normalizht 10 minuta dhe përfundon me një përgjigje pozitive dhe autorizim brenda. Ajo që duhet theksuar është që nuk është një vizë, por një autorizim udhëtimi.

Verifikimi

Në raste kur sistemi sinjalizon një anomali, verifikimi do të bëhet në mënyrë manuale. Edhe këtu ne presim që verifikimi të çojë në një rezultat pozitiv. Nëse nuk çon në një përgjigje pozitive, kjo do të thotë që ka një alarm të caktuar për personin në fjalë. Për shumica dërmuese të rasteve, përgjigja është automatike. Kur bëhet aplikimi elektronik, duhet vetëm pasaporta. Sistemi pastaj bën verifikimin automatik në bazë të disa grupimeve të të dhënave, siç është Sistemi i informacionit të Shengenit, Europoli etj. Nëse sinjalizohet një anomali, verifikimi do të bëhet në mënyrë manuale nga autoritetet e shtetit ku kërkon të udhëtojë personi, ose nga Rojet evropiane kufitare. Në këtë rast, përgjigjja e aplikimit do të marrë disa ditë dhe nëse ka një problem që duhet zgjidhur, atëherë përgjigja do të marrë maksimumi 4 javë. Sistemi është konceptuar pikërisht për këtë. Kjo i jep mundësi shteteve anëtare që të verifikojnë paraprakisht nëse ka persona që duan të udhëtojnë në BE që përbëjnë rrezik sigurie,të tipit dyshime për kryerjen e një krimi, nëse është lëshuar një mandat arresti europian ndaj tyre dhe raste të tjera. Pra, ne do të dimë paraprakisht nëse ka një rrezik lidhur me një person të caktuar para se ai të kalojë kufirin.

Në 2021 aplikimi online ETIAS

Kjo na jep mundësi që ta parandalojmë rrezikun para se të depërtojë në territorin europian. Mbron Bashkimin Evropian dhe qytetarët evropianë. Momentalisht, nuk do të ndryshojë gjë për qytetarët e Ballkanit, por në vitin 2021, kur sistemi do të jetë operacional, atyre do ju kërkohet të bëjnë aplikimin online ETIAS”.