Familja fierake në qiell të hapur, i shkrumbohet banesa nga flakët

519
FIER-Familja prej 5 antarësh e Neim Spahiut nga Roskoveci i Fierit prej mbrëmjes së të martës është një qiell të hapur. Banesa e tyre është shkrumbuar nga flakët e zjarrit pas shpërthimit të një bombule gazi pasditën e djeshme.
Mësohet se banesë në momentin e rënies së zjarrit kanë qënë tre vajzat familjes Spahiu pasi kryefamiljarët ishin në punë. Vajzat ndodheshin në një nga dhomat e tjera kur bombula e gazit e instaluar në sobën ku po piqej buka shpertheu si pasojë e rrjedhjes sw gazit. 
Ishin komshijntë ata që nxorrën dy vajzat nga shtëpia dhe njoftuan zjarrëfikesen.Ndonësë kjo e fundit erdhi shpejt, flakët e zjarrit u përhapën me shpejtësi duke shkrumbuar gjithcka.
Kryfamiljarët ibëjnë apel për ndihmë bashkisë së Roskovecit, pasi nuk kanë mundësi financiare të rindërtojnë shtëpinë e tyre. Mësohet se bashkia e Roskovecit ka ngritur një grup punë për të verifikuar nga afër dëmet e zjarrit. 
Sigal