Shefi i CBS dorëhiqet pas akuzave për ngacmime seksuale

581
Sigal

Kreu i gjigantit të medias amerikane CBS, Les Moonves, ka dhënë dorëheqjen me efekt të menjëhershëm pas akuzave për sjellje të pahijshme seksuale.

CBS kishte hetuar Moonves që nga akuzat e paraqitura në New Yorker në korrik, ndërkohë që, akuza të reja nga gjashtë gra të tjera u shfaqën të dielën.

Moonves, 68 vjeç, i mohon akuzat, duke e quajtur “të tmerrshme” më të fundit.

Megjithatë, CBS tha se kompania dhe Moonves do të dhurojnë 20 milion dollarë për grupet që mbështesin lëvizjen #MeToo.

Qëndrimi i Moonves në krye të CBS-së, të cilit ai iu bashkua më 1995, është shënuar nga një luftë e pushtetit me Sheri Redstone e cila, nëpërmjet biznesit të familjes së saj, ‘National Amusements’, është aksionerja kontrolluese në CBS dhe konglomeratin e medias, Viacom.

Redstone dhe Moonves ishin angazhuar në një betejë gjyqësore ndërsa ai përpiqej të pengonte planin e saj për të bashkuar CBS dhe Viacom.

Por njoftimi i largimit të Moonves erdhi në të njëjtën kohë kur CBS tha se po përfundonte një veprim ligjor kundër National Amusements. Nga ana e saj, National Amusements tha se ‘nuk do të kërkojë një bashkim midis dy kompanive për dy vitet e ardhshme’.